MENU
klinika

Serie A, Java 32

Inter nuk fal në shtëpi, presion për kreun

09.04.2022 - 19:58

Inter ka kaluar me sukses edhe ndeshjen e javës 32 në Serie A. Pas fitores në Torino me Juventus, zikaltrit fituan edhe në shtëpi 2-0 me Veronën. Provizorisht Inter ngjitet në vendin e dytë, por ka edhe një ndeshje më pak.

Të besuarit e Inzaghit shënuan të dy golat në pjesën e parë. Barrella zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Dzeko dyfishoi në 30’. Kaq mjaftoi që zikaltrit të merrnin tri pikët, duke mbrojtur avantazhin e dyfishtë deri në fund.