MENU
klinika

Serie A, Java 34

Juve përmbys Sassuolon, tani synon vendin e tretë

25.04.2022 - 22:43

Juventus vuan në transfertë përballë Sassuolos, por arrin të përmbysë në limite 1-2 dhe të marrë tri pikë me vlerë, duke “blinduar” vendin e katërt, madje tani synon vendin e tretë.

Vendasit do vinin në provë mbrojtjen kundërshtare me Giacomo Raspadorin në minutën e 11-të, por pa rezultat. 14 minuta më pas, një gjuajtje e Berardit gjen Szceznyn, i cili bën një pritje të bukur.

Në minutën e 28-të, radha për të krijuar diçka do ishte e ekipit nga Torino. Sulmuesi Paulo Dybala do humbiste një rast të mirë për të shënuar, por goditja me kokë e argjentinasit shkon mbi traversë.

Në minutat e fundit të fraksionit, Sassuolo rrit presingun dhe i afrohet shumë zhbllokimit të rezultatit, por tentativa e tij bllokohet nga Wojciech Szczesny. Raspadori kalon përpara ekipin e tij në të 39-tën.

Atëherë kur mendohej se erdhi fundi i 45 minutave, Dybala vendos ekuilibrat. Në minutën e 88-të, Kean merr mirë topin, futet mes 2 lojtarëve rival dhe me të majtën tregohet i saktë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN