MENU
klinika

Yjet e Real Madrid

“KA9, KB9”, futbollistja shqiptare poston foton me Benzema

15.04.2022 - 17:15

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka publikuar një fotografi me Karim Benzeman në rrjetet sociale. Në fakt, fotografia është e bërë montazh, por lojtarja e Suedisë nuk ka hezituar që ta shpërndajë me ndjekësit e saj.

Në mbishkrim ajo ka vendosur inicialet e saj dhe të Benzemas, si dhe numrin “9”, të cilin e mbajnë në fanellë të dytë. Kujtojmë se Kosovare Asllani është pjesë e skuadrës së femrave të Real Madridit. 32-vjeçarja vlerësohet si një prej futbollisteve kryesore te kjo skuadër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN