MENU
klinika

“Bën jetë luksi, në ditë merr …”

Kamariere në ‘club’-in në Toronto, Stresi flet për ish-partneren

05.04.2022 - 11:23

Ish-bashkëshortja e Stresit, Keisi është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave pas një artikulli ku shkruhej se ajo punon kamariere në një club në Toronto.

Fillimisht pas këtij lajmi reagoi Stresi, i cili e vlerësoi ish-partneren si një vajzë punëtore, ndërsa më pas vetë Kejsi. Ajo tha se punon 5 ditët e javës në bankë dhe pasi mbaron aty punon si kamariere.

Së fundmi, Stresi ka folur sërish rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë”. Ai ka thënë se nuk është shqetësuar kurrë nga puna e Kejsit dhe se ish-partnerja bën jetë luksi në Toronto, gjithçka falë mundit të saj.

“Shumica e vajzave të reja kanë atë punë se është fitimprurëse sepse është 400-500 dollarë dita. Gjithmonë e kam ditur. Mua nuk më ka penguar puna e Kejsit, atë e ka penguar puna ime.

Është një vajzë që dëshiron të fitojë vetë. Unë do ta mbroj gjithmonë një vajzë që kam bashkëjetuar për 7 vite, pastaj është normale që ta mbroj. Mënyra se si është gjykuar, jo vetëm unë, por të gjithë duhet ta mbrojnë. Ajo ka jetën e luksit, ka shtëpi të vetën në Toronto, nuk është aspak e lehtë të kesh shtëpi deri tek 800 mijë dollarë, gjithë jetës kështu ka qenë. Ka qenë vajzë që nuk i interesonte për paratë e të ëmës e të atit, donte t’i fitonte vetë”, është shprehur reperi.