MENU
klinika

Mësojeni!

Kur duhet ta ndërroni urgjentisht furçën e dhëmbëve?

10.04.2022 - 08:54

Mënyra më e mirë për të parandaluar problemet me shëndetin oral, mbetet larja e rregullt e dhëmbëve. Për këtë arsye, është e kuptueshme që procesi i larjes, furça e pasta janë thelbësore për dhëmbë të shëndetshëm e të bukur.

Larja e dhëmbëve na lejon të largojmë mbeturinat e ushqimit, bakteret dhe çdo gjë që mund të çojë në karies, prishje dhe sëmundje të tjera. Por nëse furça që përdorni nuk është adekuate për arsye të caktuara, mund të zvogëlojë ndjeshëm përfitimet e larjes. Edhe pse i lani dhëmbët për të paktën dy minuta dhe pas çdo vakti, nëse nuk kujdeseni për furçën, të gjitha përpjekjet tuaja mund të mos japin rezultatet e duhura.

Mjekët stomatologë rekomandojnë ndërrimin e furçës së dhëmbëve çdo tre muaj. Megjithatë, ka disa tregues që do t’ju bëjnë të kuptoni se kur është saktësisht momenti i duhur për ta ndërruar furçën.

Pjesa më e rëndësishme e një furçe dhëmbësh janë fijet. Kur vëreni se kanë humbur ngurtësinë ose ngjyrën, ky është treguesi i parë që duhet ta hidhni.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në konsumimin e furçës është grumbullimi i pastës midis fijeve. Ky është tregues se një numër i madh bakteresh gjendet në furçën tuaj!

Nëse fijet bien dhe konsumohen shpejt, ky është një tjetër tregues që duhet ta hidhni në kosh mbeturinash.

Ndonjëherë gjatë larjes, ne i fërkojmë dhëmbët më fort dhe më gjatë sepse besojmë se do të jetë më të pastër. Por ky është edhe një gabim tjetër! Kjo mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve dhe të shkaktojë acarim të mishrave të dhëmbëve. Problemi përkeqësohet nëse furça është zbehur ose ka ndryshuar formë dhe ngurtësi.