MENU
klinika

Kupa e Shqipërisë

Laçi kalon në finale, ndeshet me fituesin e Vllaznia-Partizani

13.04.2022 - 16:42

Laçi është finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, duke pritur fituesin e çiftit Vllaznia-Partizani. Kurbinasit, pasi fituan 1-2 në Durrës ndaj Teutës, në kthim barazuan 1-1, rezultat që i kalon në finale.

Ndeshja ishte vërtet e luftuar dhe interesante. Durrsakët kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të. Vlekovski nuk largon mirë një top, që rrëmbehet nga Emiljano Vila, me këtë të fundit që e pason drejt Hebajt, i cili me portën e boshatisur e dërgon topin në rrjetë.

Megjithatë, vendasit arrijnë të barazojnë në fundin e pjesës së parë. Adeleke merr një krosim në zonë dhe lëviz bukur, duke i nxjerrë tre lojtarë të Teutës të pashpresë dhe me një goditje të bukur barazon shifrat.

Në fakt, i gjithë takimi përfundoi në barazim, me kurbinasit që kalojnë më tej. Një rikthim me sukses për Shpëtim Duron në stolin e Laçit, që tashmë do t’i udhëheqë skuadrën drejt trofeut të Kupës së Shqipërisë.