MENU
klinika

Premier League, Java 34

Liverpool fiton edhe derbin, mbetet në luftë për titullin

24.04.2022 - 19:31

Vijon lufta për titullin kampion në Premier League edhe pas javës 34. Liverpool ka fituar 2-0 derbin me Everton dhe ngushton sërish në 1 pikë me Cityn. Pjesa e parë përfundoi pa gola, me rastet në të dyja skuadrat që ishin të shumta.

Goli i parë për të kuqtë do vinte në minutën e 60-të. Salah kroson për Robertson, që me saktësi çon topin në rrjetë. Ekipi i Klopp do mund të merrte frymë lirisht në minutën e 85-të. Divock Origi do dyfishonte shifrat, pak minuta pas aktivizimit të tij.

Liverpool është i dyti me 79 pikë, një më pak se Manchester City. Everton është në vendin e 18-të dhe synon mbijetesën, objektiv ky tejet i vështirë. Ky ishte takimi i fundit për sot në Premier League.