MENU
klinika

Një e kanë fituar

Liverpool, i vetmi që mund të rrëmbejë 4 trofe

21.04.2022 - 16:07

Sezonit po i vjen fundi. Ekipet e mëdha po kërkojnë të fitojnë kampionatet respektive, por dëshirojnë që të marrin edhe trofe të rëndësishëm europian.

Interi është një skuadër që këtë  vit futbollistik lufton për shumë trofe. Zikaltërit kanë fituar Superkupën e Italisë dhe ia kanë dalë mjaft mirë të shkojnë deri në Finalen e Kupës, ku do masin forcat me Juventusin. Djemtë e Inzaghit janë pretendent absolut për të triumfuar edhe në kampionat, duke marrë kështu në shtëpi Skudeton e shumë-dëshiruar.

Bayerni do ta përfundojë sezonin me 2 trofe. Skuadra e Nagelsmann pas eliminimit të hidhur në Champions League, do u duhen të kënaqen vetëm me Bundesligën dhe Superkupën.

Po me aq trofe mbyll këtë vit futbollistik edhe PSG. Parisienët kanë bërë të tyren vetëm Ligue 1 dhe League Cup, shumë pak për një grup mjaft të pasur dhe që ka bërë një merkato të jashtëzakonshme.

4 trofe të mundshëm për Liverpool. Të kuqtë kanë fituar EFL Cup, ndërsa janë në finale të FA Cup. The Reds garojnë në Champions League dhe janë në gjysmëfinale, ndërsa vlen të përmendet fakti se luftojnë edhe për kampionatin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN