MENU
klinika

E thonë shifrat

Liverpool triumfon në Champions kur fiton me këtë rival

12.04.2022 - 22:07

Tifozët e Liverpool do të prekin sërish trofeun e Champions-it këtë sezon, gjithnjë nëse do të respektohen statistikat. Edhe pse është vetëm një kuriozitet shifrash.

“Reds”-at e kanë fituar gjithnjë kompeticionin (kur ende ishte Kupa e Kampioneve) në të dyja rastet kur ata kanë mundur Benfikën si në ndeshjen e vajtjes, ashtu edhe në atë të kthimit në fazën me eliminim direkt.

Ka ndodhur në sezonin 1977-‘78 (2-1 për anglezët në Lisbonë dhe 4-1 në Liverpul) dhe në 1983-‘84, me fitoren 1-0 në shtëpi dhe suksesin 4-1 në transfertë. Dhe jo vetëm: në të dyja rastet, dy skuadrat janë përballur në çerekfinale, ashtu si këtë sezon në Champions.