MENU
klinika

“Zebra, po vij”

Mbappe te Juve? Ylli francez shkakton zhurmë

15.04.2022 - 11:50

Kylian Mbapppe te Juventus? Kjo është një ëndërr shumë e madhe për çdo tifoz të “Zonjës së Vjetër”, diçka që për momentin duket jashtë çdo logjike, por për të shkaktuar zhurmë të madhe në media ka menduar vetë Mbappe me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Zebra, po vij”, shkruan Mbappe. Kaq ka mjaftuar që tifozët bardhezi të “mbysin” francezin me mesazhe. Ne letër e në shifra ky duket një operacion i pamundur, fakt është se Mbappe mund të largohet falas në fund të sezonit nga PSG por dhe në këtë rast për të bindur “gjelin” duhen shumë para, duke nisur nga komisionet e deri te paga e tij, shifra që Juve nuk mund ti përballojë dot.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një fushatë publicitare, por as ky detaj nuk mjafton për të qetësuar tifozët e Juves që me siguri nuk kanë bërë një gjumë të qetë dje në mbrëmje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN