MENU
klinika

Bënë shqiponjën mes Rusisë kundër tyre

Mediat serbe: Xhaka dhe Shaqiri me origjinë nga Serbia

01.04.2022 - 23:07

Si për ironi të fatit, shorti i Botërorit “Katar 2022”, vuri sërish përballë Serbinë dhe Zvicrën, që së bashku me Brazilin dhe Kamerunin formuan Grupin G.

Menjëherë sapo goglat zbuluan kundërshtarët, sapo u mësua se Zvicra do të përballej me Serbinë, nuk mund të lihej mënjanë fitorja dramatike e Zvicrës në Botërorin e kaluar dhe festa me shqiponjë e Xhakës dhe Shaqirit. Hijet e kësaj feste madhështore që bëri xhiron e botës, vijojnë t’i ndjekin edhe sot e kësaj dite serbët.

“Kurir.rs”, teksa analizoi këtë përballje, nuk nguroi ta shfrenonte fantazinë, duke e cilësuar Granit Xhakën, si zviceran me origjinë nga Serbia.

Në një artikull të botuar ditën e sotme (1 prill 2022, ora 20:53), media serbe shkruan se Xhaka ka lindur në Serbi në Podujevë, por ka shkuar herët në Zvicër me prindërit e tij dhe ka luajtur për kombëtaren helvete.

Një provokim i ulët ky i “Kurir.rs”. Mesa duket festa me shqiponjë në Botërorin e kaluar, nuk ka mjaftuar që serbët ta kuptojnë se çfarë është Xhaka. Me siguri mesfushori shqiptar do e ketë rezervuar një tjetër gol në sfidën e 2 dhjetorit, për t’i dhënë një tjetër goditje fatale Serbisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN