MENU
klinika

Bundesliga, Java 29

Mjafton një gol, Bayern “prek” titullin

09.04.2022 - 17:26

Baern Munchen bëri “detyrën” në shtëpi me Augsburg, duke fituar ndeshjen 1-0. Edhe pse vetëm 1-0, janë tri pikë me shumë vlerë, sidomos pas humbjes në mesjavë në Champions. Bavarezët mbeten në krye me 9 pikë para Dortmund, kur janë edhe 5 javë deri në fund.

Pjesa e parë foli për vendasit, që krijuan raste njëri pas tjetrit, por të besuarit e Nagelasman nuk gjetën dot rrugën e rrjetës. Për pasojë, fraksioni i parë përfundoi në barazim pa gola.

Në të dytën bavarezët rritën ritmin, por gjithsesi goli nuk po dilte në dritë. U desh një penallti e kthyer në gol nga Lewandowski në minutën e 82-të, që Bayern të dilte me 3 pikë nga “Allianz Arena”. Plot 32 gola për sulmuesin polak,si asnjë tjetër në Evropë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN