MENU
klinika

Serie A, Java 31

Mjafton një gol, Roma merr pikët e plota në transfertë

03.04.2022 - 19:59

Pas triumfit në derbi me Lazion, Roma merr pikët e plota edhe në transfertë me Sampdorian, duke fituar 0-1. Verdhekuqtë mbeten në vendin e pestë, 5 larg Juventusit të vendit të katërt.

Golin e fitores e shënoi Mkhitaryan në pjesën e parë. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund, pavarësisht rasteve të tjera. Mourinho nuk preferoi Kumbullën, por Ibanez. Mbrojtësi shqiptar u fut në lojë vetëm në minutën e 93-të, pak para mbylljes së takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN