MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 25

Ndalet Erzeni dhe Korabi, Bylis merr kreun

02.04.2022 - 17:11

U luajtën ditën e sotme 7 sfidat interesante të Kategorisë së Parë, ku u shënuan në total 18 gola. Spikasin triumfet në frymën e fundit të Tomorit dhe Pogradecit.

Ndërkohë që Erzeni nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Erzenit, duke i liruar vendin e parë Bylisit, që mposhti 4-0 Shkumbimin në shtëpi.

Një pikë të artë në transfertë ka marrë edhe Lushnja ndaj Korabit. Fitore e artë edhe për Turbinën ndaj Apolonisë, vlen të theksohet se cërrikasit luftojnë për mbijetesë.

Në sfidën tjetër atë mes Besëlidhjas dhe Maliqit, lezhjanët fituan pastër duke bërë detyrën. Dueli mes Besës dhe Turbinës, do të ulë siparin e javës së 25-të të Kategorisë së Parë.

REZULTATET

KORABI-LUSHNJA 0-0

BYLIS-SHKUMBINI 4-0

Babakar 13′ , 44′, 54′; Ivziku 59′ 

BURRELI-ERZENI 0-0

BUTRINTI-TOMORI 1-2

Gjonaj 72′ (p) / Manellari 47′ (p), Spahiu 90′ 

POGRADECI-VORA 2-1

Topllari 76′, Reçi 90+9′ / Paja 87′ 

BESËLIDHJA-MALIQI 4-1

Re.Danaj 16′ (p) , 40′, 60′; Ru.Danaj 47′ / Ivani 77′ (p)

TURBINA-APOLONIA 2-1

Veriu 35′ , 42′ / Krasniqi 57′