MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Në skenë për Strakoshën shfaqet edhe Inter

05.04.2022 - 16:50

E ardhmja e Thomas Strakoshës është në pikëpyetje. Portieri shqiptar e nisi jo mirë sezonin futbollistik te Lazio, duke e parë veten më shumë në stol sesa në fushë.

Kjo e ka mërzitur tej mase atë dhe në fund të këtij edicioni të Serie A mund të vijë “divorci”. Corriere dello Sport ka bërë me dije sot se Interi është në kërkim të një portieri, i aftë për të zëvendësuar Handanovic në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një nga emrat që është në listë, përveç Ospinës, është edhe ai i Thomas Strakoshës. Fakti që këta të fundit janë në përfundim të kontratave respektive, kjo shton akoma më shumë mundësitë rreth një transferimi të mundshëm.

Te kampionët e Italisë, Strakosha do gjente edhe trajnerin Inzaghi, teksa të dy kanë punuar bashkë te lacialët. Vera do të jetë e nxehtë, me 27 vjeçarin shqiptar që do i duhet të vendosë për të ardhmen e tij. Deri atëherë, të presim e të shohim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak