MENU
klinika

Me ardhjen e trajnerit të ri

Nis revolucioni tek United, lojtarët që do ikin

22.04.2022 - 12:49

Me mbërritjen në stol të holandezit Erik ten Hag, Manchester United ridizenjon strategjitë e merkatos dhe rrjedhimisht vë në pikëpyetje të ardhmen e të gjithëve, përfshirë edhe të ashtuquajturit “të paprekshëm”.

Siç zbulohet nga “The Sun”, në fakt, francezi Paul Pogba dhe serbi Nemanja Matic (të dy në skadim të kontratave) do të përshëndeten me “Old Trafford”. Po ashtu edhe Marcus Rashford me Antonhy Martial (ky i fundit, aktualisht i huazuar te Sevilla).

Në bilanc, megjithatë, është edhe e ardhmja e Aaaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones dhe Alex Telles, me një shans të mirë që asnjëri prej tyre të mos konfirmohet. Qëllimi është t’i jepet jetë një revolucioni të vërtetë për të rinovuar grupin e lojtarëve dhe konsoliduar një skuadër që dëshiron të rikthehet e madhe në Evropë, ashtu si në Angli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN