MENU
klinika

Rusia: Gati për përdorim së shpejti

Përbindëshi “Satan 2”/ Rritet frika e përdorimit kundër Ukrainës

24.04.2022 - 11:14

Kreu i agjencisë hapësinore Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar se Moska synon të pozicionojë raketat e reja balistike ndërkontinentale Sarmat gjatë këtij viti, duke shkaktuar frikë se Kremlini mund ta përdorë armën kundër Ukrainës.

Ai tha në një intervistë me televizionin shtetëror rus se raketat do të vendosen me një njësi në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë, rreth 1860 milje në lindje të Moskës.

Rogozin shtoi se ato do të vendosen në të njëjtat vende dhe në të njëjtat kapanone si raketat Voyevoda të epokës sovjetike që po zëvendësojnë, diçka që do të kursente “burime dhe kohë kolosale”.

Raketat Sarmat, të njohura edhe si “Satan2” mund të përdorë koka bërthamore. Ato mund të udhëtojnë 11,000 milje dhe të mbajnë 10 ose më shumë koka bërthamore, të cilat janë të afta të shkatërrojnë një zonë me madhësinë e Mbretërisë së Bashkuar, raportoi The Mirror.

Rusia raportoi lëshimin e saj të parë testues të mërkurën dhe ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se do të nevojiten më shumë kohë përpara se raketa të mund të pozicionohet dhe të jetë e gatshme për tu përdorur.

Kjo shënon një shfaqje fuqie nga Rusia në një kohë kur lufta në Ukrainë ka rritur tensionet me SHBA-në dhe aleatët e saj.

Disa kanë frikë se Rusia madje mund t’i përdorë raketat kundër Ukrainës nëse Kremlini dështon të arrijë qëllimet e tij të luftës.