MENU
klinika

U shfaq me shkronjën "Z"

Përkrahu Putinin, përjashtohet kampioni olimpik

22.04.2022 - 16:02

Notari rus, fituesi i medaljes së artë olimpike, Evgeny Rylov, është përjashtuar nga ky sport për nëntë muaj për shkak të paraqitjes në një tubim në mbështetje të presidentit Vladimir Putin dhe pushtimit rus të Ukrainës.

Rylov qëndroi në skenë me medalistët nga sportet e tjera olimpike në veprimtarinë muajin e kaluar dhe veshi një xhaketë me një “Z” në gjoks. Shkronja nuk është pjesë e alfabetit rus, por është bërë një simbol i mbështetjes për trupat ruse, pasi u përdor si shënues në automjetet e blinduara ruse që operojnë në Ukrainë.

Rylov ishte ylli i ekipit të notit të Rusisë në Lojërat Olimpike në Tokyo vitin e kaluar me dy medalje të arta. Rusia qëndron e pezulluar në thuajse të gjitha eventet sportive ndërkombëtare.