MENU
klinika

NBA, play-off

Philadelphia “shpërthen” në Toronto, Dallas ia del në fund

29.04.2022 - 11:02

Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste të play off-it në Konferencën e Lindjes në NBA. Philadelphia është ekipi i fundit që shkon në katërshe, pas fitores 132-97 arritur ndaj Toronto Raptors në Kanada, duke fituar 4-2 serinë e takimeve.

Të gjithë titullarët e Philadelphias realizuan mbi 12 pikë, me Embiid që bëri diferencën, me 33 pikë e 10 rebound, ndërsa Maxey realizoi 25 pikë dhe Harden 22. Dy çiftet gjysmëfinaliste në Lindje janë Miami-Philadelphia dhe Boston-Milwaukee.

Në Perëndim, skuadra e Phoenix mposhti 115-109 New Orleans dhe fiton 4-2 serinë e çerekfinaleve, duke shkuar në gjysmëfinale. Ndeshje me rivalitet, ku për Suns u dallua veterani Chris Paul me 33 pikë.

Në gjysmëfinale shkon edhe Dallas, që mundi në sekondat e fundit 98-96 Utah Jazz. Doncic e Brunson realizuan nga 24 pikë secili për Dallas, duke i bërë të pavleshme 23 pikët e Mitchell për vendasit. Në gjysmëfinale të Perëndimit do të ndeshen Phoenix-Dallas dhe Golden State me fituesin e Memphis-Minnesota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN