MENU
klinika

“Stadiumi i Romës të quhet Paolo Rossi”

Po vuajnë nga sëmundjet, kreu i FIFA-s lutet për 2 trajnerët

04.04.2022 - 14:29

“Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli, ndaj unë dërgoj një përqafim për Sinisa Mihajlovic dhe Louis van Gaal. I inkurajoj fort për sfidën që po luajnë”. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u shpreh kështu në Firenze me rastin e një konference kushtuar kujtimit të Artemio Franchi.

“Pandemia na mësoi edhe një herë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në këtë botë” – theksoi numri një i FIFA-s. Më tej, kreu i futbollit botëror bëri indirekt një propozim për stadiumin e kryeqytetit italian:

“Çfarë presim për ta quajtur ‘Olimpico’ e Romës me emrin Paolo Rossi? Asnjë italian nuk ka bërë më shumë për sportin dhe për Italinë, në një moment vërtet të vështirë, sesa Paolo Rossi.

Për muaj të tërë jam përpjekur ta kuptoj, pa pasur sukses, se kush e vendos këtë gjë. Duke parë që të gjithë drejtuesit janë këtu, ju kërkoj të na jepni dorën që ta quajmë stadiumin e kryeqytetit ‘Paolo Rossi’. Mendoj se e meriton.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN