MENU
klinika

Arsyeja

Pse nuk duhet të flini gjatë ngritjes apo uljes së avionit?

30.04.2022 - 13:45

Njerëzit zakonisht ndahen në dy grupe: ata që nuk kanë frikë nga fluturimi dhe ata që tmerrohen sa herë që hipin në aeroplan. Logjikisht, ata që kanë frikë do të jenë gjithmonë zgjuar gjatë ngritjes ose uljes, sepse ato janë dy momentet më të rrezikshme për ta.

Nga ana tjetër, ata që janë pak më të relaksuar dinë të bien në gjumë edhe para se të nisen. Dhe ky, sipas ekspertëve, është një gabim i madh. Një ndryshim në presion mund të bëjë kërdi në daullet tuaja të veshit – duke shkaktuar dëme të përhershme.

Farmacistja britanike Angela Chalmers ka thënë për Express: “Ndryshimi i shpejtë i lartësisë ndikon në presionin e ajrit në vesh. Kjo shkakton ndjesinë sikur veshët janë bllokuar. Mundohuni të mos flini gjatë ngritjes dhe zbritjes sepse kjo mund të çojë në bllokimin e veshëve.”

Nëse veshët tuaj mbeten të bllokuar, kjo mund të krijojë një sërë problemesh shëndetësore. Këto përfshijnë marramendje, infeksione të veshit, dëmtim të daulles së veshit, madje edhe gjakderdhje nga hundët dhe humbje dëgjimi.

Nëse jeni zgjuar, një përgjigje e natyrshme për të lehtësuar presionin në daullet e veshit tuaj gjatë ngritjes dhe uljes është t’i “bllokoni” ato, për të mbajtur një ekuilibër presioni.