MENU
klinika

Leonardo tregon planet e PSG-së

“Real ka 3 vjet që thotë se Mbappe do vijë në Madrid”

24.04.2022 - 13:17

Paris Saint Germain fitoi titullin e 10 kampion në Francë, 4 javë para fundit të kampionatit dhe kaq mjafton që drejtori sportiv, Leonardo të nisë të mendojë për organikën e sezonit të ardhshëm.

Një diskutim që nis padyshim nga Kylian Mbappe, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit dhe deri tani ka refuzuar rinovimin, megjithatë Leonardo mbetet besim plotë për një zhvillim pozitiv në këtë aspekt.

“Te Real kanë tre vite që ndihen të sigurt për marrjen e Mbappe, por unë preferoj të pres e të shoh. Vetë futbollisti na ka thënë që nuk ka marrë ende një vendim dhe ne presim që të jetë pozitiv për PSG-në, por ta lëmë të vendosë në qetësi”, tha braziliani.

Një tjetër shqetësim që duhet të zgjidhin drejtuesit e PSG-së, është ai i lidhur me portierët, pasi Navas e Donnarumma nuk kanë ndërmend të ndajnë ndeshjet me njëri-tjetrin dhe në “Parkun e Princave” duhet të qëndrojë vetëm njëri prej tyre.

“Navas është një portier i shkëlqyer, ashtu si Donnarumma, që ishte 22 vjeç dhe me parametra zero, ndaj një operacion për të mos u humbur. E kuptoj dëshirën e tyre për të qenë gjithmonë titullarë, ndaj do të bëjmë një zgjidhje për të mirën e të dyve”, tha Leonardo.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, është ajo që lidhet me të ardhmen e trajnerit Pochettino, që pavarësisht zërave, duket se gëzon ende mbështetje e drejtuesit brazilian.

“Pochettino ka ende edhe një vit kontratë me PSG-në dhe ne jemi të kënaqur me punën që ka bërë. Megjithatë në fund të sezonit do të ulemi për të diskutuar mbi objektivat tona”, u shpreh Leonardo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN