MENU
klinika

La Liga, Java 31

Real Madrid nuk njeh pengesa, ecën drejt titullit

09.04.2022 - 22:59

Real Madrid ka vijuar marshimin drejt titullit të radhës në La Liga, pas fitores 2-0 ndaj Getafes në “Bernabeu”. Një sukses që afron shumë me titullin Los Blancos kur mbeten edhe 7 ndeshje nga fundi.

“Los Blancos” iu desh që të priste minutën e 38-të për të shënuar golin e parë me Casemiro, i cili ktheu në gol një pasim fantastik të Vinicius Jr. Goli i brazilianit u mjaftoi galaktikëve për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Skuadra e Carlo Anchelotit ishte insistuese dhe në pjesën e dytë, duke arritur që të shënojë dhe golin e dytë me anë të Lucas Vasquez.

Fitorja e 22-të në kampionat për Real Madrid, që shkon në kuotën e 72 pikëve dhe përkohësisht e sheh veten 12 pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë dhe 15 më shumë se Barcelona, e cila ka dy ndeshje më pak.

Vëmendja e Realit tashmë zhvendoset në Champions ku do të kërkojë që marrë kualifikimin përballë Chelsea-t, pas suksesit në ndeshjen e parë 1-3 në Londër. Getafe në anën tjetër mbetet në kuotën e 32 pikëve, duke mbajtur vendin e 14-të.