MENU
klinika

Apelon ARRSH

Reshjet: dëmtohet ura në Shishtavec

01.04.2022 - 10:27

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se “kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve”.

NJOFTIMI I PLOTE

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para

Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë