MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Roma barazon në Leicester, finalja e Tiranës e hapur

28.04.2022 - 23:00

Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale në Europa dhe Conference League. Në Europa League, ekipet gjermane janë paraqitur mirë. Leipzig ka fituar 1-0 me Rangers, ndërsa Eintracht Frankfurt ka fituar 1-2 në fushën e West Ham.

Gjithsesi, në kthim gjithcka mund të ndodhë, por mund të kemi një derbi gjerman në finale të këtij kompeticioni, që luhet nga Gdansk të Polonisë. Frankfurt eliminoi Barcelonën në cerekfinale.

Ndërsa në Conference League, Roma ka barazuar 1-1 në fushën e Leicester. Miqtë italianë shënuan në pjesën e parë me anë të Pellegrinit, por në pjesën e dytë vendasit barazuan, duke lënë gjithcka të hapur për finalen e Tiranës.

Në ndeshjen tjetër, Feyenoord fitoi 3-2 kundër Marseille. Një ndeshje plot ritëm dhe agresivitet, por në fund holandezët ia dolën. Megjithatë, kjo ishte vetëm ndeshja e parë, francezët me siguri do të bëjnë tjetër ndeshje në kthim.