MENU
klinika

‘informacionet e rreme’!

Rusia kërcënon se do të gjobisë Wikipedia-n

06.04.2022 - 13:23

Rregullatori rus i komunikimeve “Roskomnadzor” është shprehur ditën e sotme se donte që Wikipedia të hiqte materialin me informacion të pasaktë dhe me interes publik për situatën e krijuar për shkak të luftës në Ukrainë. Më konkretisht ata kanë akuzuar Wikipedia-n se kishte informacion të rremë mbi atë që Rusia e quan si operacionin e saj special në Ukrainë dhe mbi veprimet e ushtrisë ruse gjithashtu. Sipas ligjit rus, pronari i një burimi interneti që nuk fshin informacione të paligjshme kur i kërkohet nga “Roskomnadzor” mund të gjobitet deri në 4 milionë rubla ose e thënë më saktë 48,120.30 dollarë.

Qeveria ruse po kërcënon të gjobisë Wikipedia-n nëse ajo nuk heq përmbajtjen që bie ndesh me narrativën e saj për luftën në Ukrainë. Ajo akuzoi faqen për keqinformim të qëllimshëm të përdoruesve rusë. Rusia miratoi legjislacionin muajin e kaluar që kriminalizon raportimin e luftës që nuk i bën jehonë versionit të ngjarjeve të Kremlinit duke e quajtur atë një luftë. Ligji ka detyruar shumicën e mediave të pavarura ruse të mbyllen dhe shumë gazetarë të largohen nga vendi nga frika se do të përballen me 15 vjet burg.

Faqja në fjalë e Wikipedia përshkruan historinë dhe kontekstin e luftës, si dhe operacionet specifike ushtarake, viktimat dhe ndikimin humanitar, shkeljet e të drejtave të njeriut, procedurat ligjore, reagimin ndërkombëtar, pasojat ekonomike dhe paraqitjet mediatike. Duhet të theksojmë se ishte Rusia ajo që dërgoi me dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, për një veprim që është pritur me rezistencë të ashpër ukrainase dhe sanksione perëndimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN