MENU
klinika

278 mln euro për merkaton

Shitja e Milan, pronarët e rinj gati 4 blerje të bujshme

17.04.2022 - 12:39

Negociatat me Investcorp për shitjen e klubit të Milan janë intensifikuar dhe brenda 15 ditëve pritet që gjithcka të përfundojë. Kuqezinjtë, në fakt, mund ta mbyllin sezonin me një pronar të ri.

Një operacion 1 miliard euro dhe ndoshta edhe më shumë, ai me Investcorp, që përfshin edhe stadiumin në pronësi akoma për t’u realizuar.

Vlerat dhe tradita e klubit, bashkë me menaxhimin e kujdesshëm të bilancit në vitet e fundit, kanë bindur Investcorp të investojë pikërisht te Milan-i. Mbyllja e operacionit, sipas La Gazzetta dello Sport, mund të vijë brenda dy ose tri javëve.

Në planet e pronarëve të rinj arabë duket se është një buxhet prej 300 milionë dollarësh (rreth 278 milionë euro) për të përforcuar ekipin. Duket se klubi milanez ka vënë në shënjestër katër emra të mëdhenj që janë perfekt për filozofinë aktuale të kuqezinjve, ose më saktë t’u besojnë të rinjve pa e rënduar shumë bilancin.

Mes objektivave të Djallit, përveç Botman dhe Origi, duket se janë edhe Sebastien Haller i Ajax-it, sulmuesi datëlindjes ’94 me 33 gola të shënuar në 37 ndeshje në këtë sezon. Emri tjetër është Christopher Nkunku i Leipzig, ndëshkuesi i Atalanta-s në Europa League, një mesfushor sulmues me 30 gola në sezon.

Do të kushtonte shumë, jo më pak se 60 milionë, por do të respektonte politikën e klubit për lojtarët e rinj. Në mesfushë, objektivi mund të jetë Aurelien Tchouameni i Monaco, i cili kërkohet edhe nga Juventus dhe klube të tjerë të mëdhenj, do të ishte lojtari i duhur për të zëvendësuar Kessie. Në fund, por jo për nga rëndësia, është Nicolo Zaniolo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


40 miliardë dollarë pasuri

Shitet Milan, e duan sheikët nga Bahreini