MENU
klinika

"Jemi ende të martuar"

Shpresë për rikthim? Flet ish-partnerja e Stresit

07.04.2022 - 10:19

Keisi, ish partnerja e Stresit ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar se ende nuk është ndarë ligjërisht nga reperi. Edhe pse marrëdhënia e tyre ka marrë fund, Keisi, e cila jeton në Kanada tha se nuk ka qenë në Shqipëri dhe se nuk e kanë pasur urgjente.

“Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Herë pas here flas dhe me familjen e tij.”, u shpreh ajo duke shtuar se divorci është shtyrë pasi asnjëri nuk ka qenë në Shqipëri.

“Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem present se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë.”, tha Keisi. Ajo u ndal dhe te lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se punon në një klub nate, për të cilat reagoi dhe Stresi.

Ajo tregoi se punon në bankë dhe mban një tjetër punë të dytë si kamariere në një lounge. Më tej, ajo shtoi se ishte habitur me atë që ishte shkruar për të pasi asnjëherë nuk ka mohuar punën që bën.