MENU
klinika

Boks

Shuma stratosferike që kërkon Fury të kthehet në ring

25.04.2022 - 14:44

Tyson Fury vërtetoi edhe një herë se është “mbreti” në ring, mposhti me KO Dillian Whyte përpara 94 mijë tifozëve në Wembley dhe menjëherë, ende pa iu tharë mirë djersa, njoftoi fansat e tij se kjo ishte ndeshja e tij e fundit në ring.

Ai vendosi të tërhiqej si kampion për t’iu dedikuar familjes së tij. Pavarësisht këtij fakti, në sport kurrë mos thuaj kurrë, për më tepër ku në “pjatë” janë shifra të frikshme. Këtë fakt, edhe pse jo me shumë qejf, e pranoi edhe gruaja e tij, Paris, e cila la të kuptohet se Fury mund të tundohet nga ideja për t’u rikthyer edhe një herë në ring.

Tyson Fury, pavarësisht se njoftoi largimin, nuk ka humbur asnjë ditë kohë por vijon vrapimin, dhe të ushqehet mirë duke lënë të kuptohet se dëshiron të jetë në formë.

Sipas ekspertëve të boksit, Tyson Fury mund të rikthehet edhe një herë në ring për një shifër rekord, 100 milionë paund, një fitim i jashtëzakonshëm që pa diskutim do të tundonte edhe Tyson Fury.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN