MENU
klinika

Serie A, Java 34

Spektakël, Empoli përmbys 2 gola ndaj Napolit në 8 mimuta

24.04.2022 - 16:55

Spektakël në ndeshjen mes Empolit dhe Napolit në javën e 34-t në Serie A. Miqtë po udhëhiqnin 0-2 deri në minutën e 80-të, por toskanët përmbysën në 8 minuta, duke fituar 3-2. Tri ndeshje pa fitore për napolitanët, që dorëzohen për titull.

Miqtë do gjenin golin pas 44 minutash lojë. Lozano fut një top në zonë, Osimhen tregohet mjaft i zgjuar duke lënë topin për Mertens, i cili nuk fal. Goli i dytë vjen nga Insigne. Sulmuesi italian do bënte mirë pas assistit të Anguissas, duke finalizuar me sukses këtë aksion.

Ekipi i Andreazzolit do ngushtonte shifrat në fund me Henderson në fund, ndërsa Pinamonti do vendoste ekuilibrat dhe më pas do përmbyste shifrat po ky sulmues, pas pasimit të Bajramit.

Për Empolin nga minuta e parë e nisi vetëm Asllani, ndërsa Bajrami, Ujkani dhe Ismajli e panë veten në stol. Napoli është i 3-ti me 67 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se ekipet milaneze. Situata duket tejet delikate, pasi blutë janë -5 pikë nga kreu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN