MENU
klinika

NBA

Starton play-off, ka surpriza në Perëndim

17.04.2022 - 12:21

Ka startuar sot faza play off në NBA dhe surprizat nuk kanë munguar. Golden State fitoi 123-107 ndaj Denver në Perëndim. Fitore me vlera për Warriors, pasi Curry e nisi nga stoli (16 pikë).

Ai që bëri diferencën ishte poole me 30 pikë, ndërkohë që 40 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për miqtë, Jokic realizoi 35 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan.

Surprizë fiorja 130-117 e Minnesota ndaj Memphis, në një ndeshje ku miqtë dominuan në fushë. Edëards realizoi 36 pikë për Minnesota, mbështetur nga Toëns me 29 pikë e 13 rebound. Për vendasit, Ja Morant e mbylli me 32 pikë, por që mbetën për statistikë.

Po në Perëndim, surprizë fitorja jashtë fushe e Utah Jazz, që mundi 99-93 Dallas. Ai që bëri diferencën ishte Mitchell me 36 pikë, ndërkohë që u dallua edhe Bogdanovic me 26 pikë (për teksanët, Brunson realizoi 24 pikë).

Vetëm një ndeshje u luajt në Konferencën e Lindjes, ku ekipi i Philadelphia fitoi me lehtësi 131-111 ndaj Toronto. Maxey me 38 pikë ishte më i mirë për Philadelphia, Harris realizoi 26 pikë e Harden 22. Për kanadezët u dallua Siakam me 24 pikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Miami – Atlanta

Philadelphia – Toronto, 131-111

Milwaukee – Chicago,

Boston – Brooklyn

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Phoenix – New Orleans

Dallas – Utah Jazz, 93-99

Golden State – Denver, 123-107

Memphis – Minnesota, 117-130