MENU
klinika

NBA

Suns humbin shkëlqimin, Nets triumfojnë në derbi

07.04.2022 - 11:30

Pasi është shkëputur në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA, Phoenix Suns po lëshon në ndeshjet e fundit, uke fituar vetëm një ndeshje në katër duelet e fundit dhe humbur tre të tilla.

E fundit erdhi në fushën e Los Angeles Clippers, ku kalifornianët fituan 113-109. Ndeshje me rivalitet, ku për Clippers u dallua Powell me 24 pikë. Të dy ekipet aktivizuan lojtarët rezervë shumicën e kohës.

Në Lindje, Brooklyn Nets fitoi 110-98 derbin me New York Knicks. Durant me 32 pikë e Irving me 24 pikë bënë diferencën në parket për Brooklyn, aktualisht në zonën play in, duke lënë jashtë pikërisht fqinjët e Knicks.

Ndërsa Boston Celtics fitoi pa probleme 117-94 në fushën e Chicago Bulls. Sfidë ku për miqtë u dallua Broën me 25 pikë. Ky sukses ngjit Celtics në vendin e dytë në Lindje, ndërsa Bulls pësuan humbjen e tretë radhazi dhe nga vendi i parë që ishin dy muaj më parë, kanë rrëshkitur në vendin e gjashtë dhe tani duhet të mbrojnë pozicionin e fundit që të çon në play-off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN