MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 28

Tirana pa mëshirë, “poker” në Korçë dhe “vulos” titullin

10.04.2022 - 18:45

Tirana nuk ka treguar aspak mëshirë për Skënderbeun në Korçë, duke fituar 0-4 dhe duke hipotekuar kështu titullin kampion, ndërsa vendasit pas më shumë se një dekade janë të destinuar të bien në Kategorinë e Parë.

Diferencat mes dy ekipeve ishte të prekshme në fushë, Seferi driblonte këdo që i dilte përpara, në minutën e 25-të dhuroi një asisit për Xhixhën që goditi traversën.

Në të 33-tën, me një kthesë të rrezikshme brenda në zonë i shkojë shumë pranë golit të avantazhit, por vetëm katër minuta më pas, dhuroi spektakël në zonë, duke i dhuruar Xhixhës një asisit perfekt me sulmuesin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë.

Historia nuk ndryshoi shumë as në pjesën e dytë, Skënderbeu ishte i pafuqishëm për t’u rikthyer në lojë ndërsa në minutën e 62-të, Tirana gjeti dhe golin e dytë me Totre.

Pesë minuta më pas, Seferi dhurojë sërish një asisit perfekt, këtë herë për Nikqin që nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Nuk mund të mungonte në banket as vetë Seferi i cili në minutën e 88-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke kompletuar “pokerin” bardheblu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN