MENU
klinika

Premier League, Java 31

Tottenham me “5 yje”, kap zonën Champions

03.04.2022 - 19:30

Tottenham ka marrë një nga fitoret më të bukura të sezonit dhe tashmë Spurs e shohin veten në vendin e katërt, pikërisht në zonën Champions. Të besuarit e Antonio Contes fituan me përmbysje 5-1 ndaj Newcastle.

Ishin miqtë që shënuan të parët në 39’ me Schar, ndërsa vendasit u përgjigjën katër minuta më pas me Davies. Fraksioni i parë mbyllet në barazim 1-1, me Conten të nervozuar nga të tijtë.

Reagimi erdhi në pjesën e dytë, ku Spurs shënuan njëri pas tjetrit 4 gola. Doherty, Son, Emerson Royal dhe Bergwijn qetësuan trajnerin dhe tifozët. Kur mbeten edhe 8 ndeshje nga fundit, Tottenham i ka të gjitha mundësitë të mbetet në zonën Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak