MENU
klinika

Për krijimin e Superligës Europiane

UEFA fiton në Apel, çfarë rrezikon Real, Juve dhe Barça

21.04.2022 - 19:58

Apelimi i UEFA-s kundër një urdhri gjykate që bllokonte sanksionet kundër treshes së Superligës, Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit është pranuar, që do të thotë se ata tani janë të lirë të ndërmarrin veprime.

Më herët gjatë ditës së sotme u raportua se ankesa e UEFA-s në një gjykatë të Madridit, e cila vendosi një urdhër për organin drejtues të futbollit evropian, ishte pranuar, duke i lejuar ata të ndërmarrin veprime kundër tre klubeve të mbetura të përfshira në projektin e Superligës.

Të tre klubet janë ende jashtë Shoqatës së Klubeve Evropiane, por ende nuk janë përballur me ndonjë sanksion. Sanksioni më i dukshëm që UEFA mund të ndjekë kundër Juventusit, Barcelonës dhe Real Madridit është një gjobë e madhe, ndoshta në rreth 100 milionë euro.

Kjo ishte shifra e propozuar nga UEFA në Deklaratën e Angazhimit të Klubeve që nëntë ish-klubet e Superligës nënshkruan vitin e kaluar pasi u shkëputën nga projekti, dhe kështu mund të përdoret si pikë referimi.

Një tjetër sanksion i mundshëm është ndalimi nga garat evropiane, për një ose më shumë vite. Kjo do të ishte një përgjigje mjaft ekstreme dhe nuk do të pritej mirë nga të tre klubet, por mund të jetë një opsion që UEFA kërkon ta ndjekë.

Një sanksion më i thjeshtë do të ishte një shkurtim i të ardhurave të fituara nga garat evropiane dhe kjo mund të jetë rreth 5%, pasi kjo shifër ishte gjithashtu e vendosur në Deklaratën e Angazhimit të Klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s për Superligën Europiane

Ceferin nuk i del inati, “vrer” ndaj klubeve rebele