MENU
klinika

Premier League, Java 32

United bie në transfertë, nuk ka Champions për Ronaldon

09.04.2022 - 15:33

Manchester United është mposhtur në transfertën me Everton. Vendasit fituan 1-0 dhe bëjnë hapa para në objektivat e tyre, ndërsa miqtë tani e shohin me “dylbi” zonën e Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” e kanë parë veten në disavantazh në minutën e 27-të. Ka qenë A.Gordon, ai që e ka tundur rrjetën e De Geas, duke e kaluar skuadrën e Franck Lampard në epërsi.

Cristiano Ronaldo e nisi titullar, por nuk arriti të shënonte. Madje në fund u ndëshkua edhe me një karton të verdhë. Pas 10 minutash shtesë, United nuk arriti të shmangte humbjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN