MENU
klinika

Plot postime nga Kongresi i FIFA-s

Vetëm Ademi nuk flet për dhunën ndaj futbollistit

04.04.2022 - 16:19

Teksa Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në lidhje me incidentin e madh në stadiumin e Gjilanit, kryetari i FFK, Agim Ademi, deri më tani ka heshtur, ndonëse deri para këtij rasti ka bërë fushatë intensive për t’u rizgjedhur.

Ademi këto ditë ka marrë pjesë në Kongresin e FIFA-s në Katar, prej ku ka bërë postime të shpeshta në “Facebook” duke shpërndarë fotografi e video me fytyrat më eminente të futbollit botëror që janë tubuar në Doha.

Atje kanë qenë edhe kryetarë tjerë federatash, por as Armand Duka nga Shqipëria e as Muhamed Sejdini nga Maqedonia nuk kanë bërë si Ademi. Duka e ka bërë vetëm një postim nga Doha, kurse Sejdini asnjë, ndërsa Agim Ademi plot shtatë postime si me Gianni Infantino, Aleksander Ceferin, Luis Figo, Zvonimir Boban, etj.

Disa nga këto postime të Ademit janë shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Federatës, të cilat nga mbështetësit e Ademit janë përdorur për t’i bërë fushatë liderit, i cili pavarësisht telasheve të mëdha me të cilat po përballet, domosdoshmërish e do mandatin e dytë.

Por, Ademi deri më tani nuk e ka bërë asnjë postim në lidhje me dhunën brutale që shpërtheu dje në Gjilan, e as me dhunën e shfaqur po dje në Ligën e Tretë të Kosovës, ku uniforma e gjyqtarit ishte shqyer totalisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak