MENU
klinika

I ngacmuan të fejuarën?

Arsyeja e arrestimit të vëllezërve Veshaj

13.05.2022 - 11:10

Kohët e fundit u bë e ditur se dy vëllezërit Veshaj, fytyra të njohura të ekranit, rezultojnë prej disa vitesh në përballje me drejtësinë. Kjo pasi në vitin 2017, ata janë dënuar nga Gjykata e Vlorës për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim (Neni 88/1 e 25 i Kodit Penal). Përballë një vendimi të butë të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, ku dy vëllezërit vijonin të lirë dhe apelit të Prokurorisë, shkalla e dytë e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Mirëpo e pakënaqur me vendimin e Apelit, Prokuroria e Vlorës e ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në 7 shkurt 2013, në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku” në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, kur Romeo dhe Donald ishin adoleshentë. Si pasojë e sherrit të ndodhur mes disa personave është dëmtuar me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje thuhet ne dosjen e siguruar nga “Ora news”.

Shkak për këtë zënkë është bërë e fejuara e këtij të fundit pasi është ngacmuar nga vëllezërit Veshaj në dalje të shkollës dhe zënka mes tyre ka kaluar në përplasje fizike.

Romeo dhe Donal Veshaj të cilët kanë dhënë shpjegime dhe kanë pranuar se ditën e ngjarjes janë përfshirë në konfliktin fizik me të dëmtuarin Arjan të ndihmuar dhe nga persona të tjerë.

Në vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosndjekja e çështjes penale pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013 të dërguar nga instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan Lalajt ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë dëmtim të përhershëm të fytyrës.

“Konkretisht i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasoi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës”-citohet në dosjen e prokurorisë.

Prokuroria deklaroi se më vonë marrëdhëniet mes personave të përfshirë janë normalizuar por kjo nuk justifikon gjykatën për të përcaktuar si mënyrë të vuajtjes së dënimit ndaj të pandehurve, atë të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal.

Gjithashtu shtojnë se duhet pranuar fakti se vepra penale për të cilat janë akuzuar është me rrezikshmëri të lartë shoqërore kjo dhe për mënyrën dhe mjetet e përdorura nga të pandehurit në funksion të realizimit të mendimit krimit.

Për prokurorinë rrethanat lehtësuese që janë marrë parasysh nga gjykata nuk mund ti mjaftonte të lejonte atë që të aplikonte për të pandehurit pezullimin e dënimit me burgim.

Prokuroria kërkon ndryshimin e vendimit të datës 5 Prill 2017 të Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të datës 8 qershor 2015 të gjykatës së Vlorës duke mos aplikuar pezullimin e dënimit për të pandehurit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN