MENU
klinika

Shkodrani garoi me Baterinë B

Calja dështon në shkëputje, Qerimaj kampion Evrope

31.05.2022 - 21:22

Aventura e peshëngritësit Briken Calja në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Tiranë ka nisur keq. Ai nuk ka realizuar asnjë nga tri provat që kishte në dispozicion në stilin e shkëputjes, në peshën 73 kg, duke mos dhënë rezultat as në dygarësh.

Calja garoi në Baterinë A dhe ishte pretendenti kryesor për medalje, por nuk ia doli dot mbanë. Ai ishte i fundit nga peshëngritësit që u ngjit në pedanë dhe në të trija provat synoi të ngrejë 151 kg, por pa sukses. Një paraqitje jo e mirë e shtangistit kuqezi, duke mos kapur dot medaljen.

Gjithsesi, ajo i shkoi shtangistit tjetër kuqezi, Erkand Qerimaj, që pati garuar pak orë më parë në Baterinë B. Në këtë stil, Qerimaj ngriti 150 kg, duke marrë kështu medaljen e argjendtë. Nje medalje disi e papritur kjo për shkodranin, që kap podiumin në stilin e shkëputjes. Medalja e artë, po me 150 kg, i shkoi shtangistit gjeorgjian Kakhi Asanidze.

Pas pak do të nisë konkurrimi i Baterisë A të peshës 73 kg në stilin e shtytjes, ku pritet që Calja të jetë protagonist, duke synuar të paktën një medalje në këtë stil. Ndërsa Qerimaj, në këtë stil nuk dha asnjë rezultat në konkurrimin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkëlqen shtangistja shqiptare

Evangjeli Veli merr 3 medalje në Evropian