MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë shenjat e para të tuberkulozit?

21.05.2022 - 10:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë shenjat e para të tuberkulozit?

Mjeku: Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe:

a- Shenja të përgjithshme:

janë temperatura e lartë në darkë, djersitja natën, rënia në peshë, mungesa e oreksit dhe lodhje.

b- Shenja të mushkërive:

Ndërsa shenjat më specifike janë kollitje që zgjat më shumë se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shqetësimet fillojnë gradualisht, kjo është dhe arsyeja e shkuarjes me vonesë tek mjeku. Të sëmurët mund t’i lidhin këto shqetësime me shkaqe të tjera. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin më të avancuar të mushkërive. Ndërkohë i sëmuri përhap mikrobin rreth e rrotull dhe shumë njerëz i ekspozohen rrezikut të sëmundjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimi i Harvard na zbulon të vërtetën

A është e shëndetshme për gratë që të pinë alkool?