MENU
klinika

Lojtarët e Kombëtares në Serie A

Dy kuqezinj në 11-n më të mirë të javës

10.05.2022 - 12:51

“Goal.com” ka publikuar formacionin e javës së 36-të të Serie A. Mes 11 më të mirëve të përzgjedhur nga kjo media e njohur janë edhe dy lojtarë shqiptarë, kolona të rëndësishme të kombëtares kuqezi.

Porta ka emrin e Etrit Berishës, i cili priti penalltinë e Insigne ndaj Napolit. Përpara tij, në qendër të mbrojtjes së këtij formacioni ka vend edhe për Berat Gjimshiti. Edhe ai spikati në javën e 36-të të Serie A, teksa shënoi gol ndaj Spezia.

Etrit Berisha – Pret një penallti të goditur nga Insigne dhe me pritjet e tij pengon Torinon ta kushtëzojë humbjen 1-0 ndaj Napolit, me një lojë dukshëm pasive karshi kundërshtarit.

Berat Gjimshiti – Shënoi një gol shumë të rëndë ndaj Spezia dhe e ktheu Atalantën në pozicionet e dobishme për një vend në Evropë. Përveç kësaj, garanton punën e zakonshme të mbulimit dhe frenimit të sulmeve kundërshtare pranë zonës së penalltisë së Atalantës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN