MENU
klinika

Hollandezët “u bien” kundërshtarëve

Edhe mediet në “luftë”/ Italianët i cilësojnë aktet e dhunës, një turp!

25.05.2022 - 09:44

Mediat italiane mëngjesin e sotëm i kanë kushtuar disa lajme rrëmujave dhe përplasjeve në rrugët e Tiranës.

Policia e Tiranës njoftoi me anë të një deklarate se numri i tifozëve të Romës dhe Feyenoord-it është ndalur pas incidenteve të ndodhura të martën në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar, ku do të zhvillohet finalja e Conference League së planifikuar për mbrëmjen e sotme, ka shkuar në 60 pas përplasjes me forcat e rendit vendas.

Nga këta persona të shoqëruar në komisariat, 48 janë me kombësi italiane dhe 12 hollandezë. Dhe gjithashtu 12 është edhe përditësimi i fundit për numrin e policëve të plagosur, ndërkohë që tashmë janë tre tifozë të Romës të plagosur.

Ndërkohë prestigjiozja hollandeze AD e ka me tifozët kundërshtarë, të cilët, sipas tyre kanë shkatërruar Tiranë dhe kanë plagosur policinë.

“Dhjetë policë u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan, kryesisht për shkak të dhunës së tifozëve të Romës.

Menjëherë pas mesnate, policia njoftoi se kishte arrestuar gjithsej 60 persona, 48 italianë dhe 12 holandezë. Ashtu si më parë në Marsejë, edhe policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës.

Një përplasje mes grupeve të mbështetësve u parandalua nga ndërhyrja e policisë. Në qytet pati shkatërrim, përfshi të paktën një dyqan.

Policia tha se grupet e tifozëve po kërkonin të përplaseshin me njëri-tjetrin. Kur fansat e Feynoord-it u ndaluan, ata thuhet se nisën të qëllojnë policinë me shishe, gurë dhe shkopinj. Më vonë, tifozët e Romës bënë të njëjtën gjë, por në një zonë tjetër të qytetit, pranë një rajoni policie.

Videot tregojnë se si policia i bombardoi ata me gaz lotsjellës nga të gjitha anët”, shkruan AD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN