MENU
klinika

"I urroj me gjithë zemër..."

Fifi e lidhur me ish-partnerin e saj, flet për herë të parë Adrola Dushi

09.05.2022 - 10:30

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngtarja Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, nisi një lidhje të re dashurie.

Ish-banori i BBV, Kledi Hysa, e prezantoi Fifin me kushëririn e tij, Adis Patushin, ish-partnerin e Adrola Dushit.

Adisi dhe Adrola kanë gjithashtu një fëmijë së bashku, një djalë të quajtur Troi.

Kontaktet mes ish-çiftit kanë mbetur të mira edhe për hir të djalit, ndërsa Adrola vazhdon të ruajë respekt të madh edhe për Fifin.

Ç’mendon ajo për lidhjen e re të këngëtares me ish-partnerin e saj? E ftuar në “Why Not”, Adrola nuk i ka shpëtuar kësaj pyetjeje.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”, u shpreh Adrola.

Nga ana tjetër, Fifi ka treguar më herët se ishte ajo që i shkroi e para Adisit, pasi ai kishte pyetur Kledin për shenjën e saj të horoskopit.

Fifi i dërgoi mesazh për t’ia treguar vetë, ndërsa rrëfeu se janë puthur që në takimin e parë, pasi mes tyre kishte kimi të madhe.