MENU
klinika

Shihet si zëvendësues i Brozovic

Inter shënjestron mesfushorin e Kombëtares

03.05.2022 - 13:21

Stafi drejtues i Inter vijon punën për të gjetur një zëvendësues për Marcelo Brazovic, kërkojnë në tregun e transferimeve një lojtar të ri, në mënyrë që të rritet pranë mesfushorit kroat, mundësisht të jetë pjesë e Serie A, që ta ketë më të lehtë përshtatjen.

Ky është identikiti që Inter ka skicuar, dhe sipas “Corriere dello Sport”, emri i parë në listën e dëshirave është Kristjan Asllani, 20-vjeçari që aktivizohet tek Empoli: Sa i përket kësaj tratative, Inter ka një raport të shkëlqyer me klubin e Empolit.

Dy klubet kanë nisur prej kohësh kontakte intensive. Verën e shkuar tek Empoli zbarkoi Pinamonti në formë huazimi nga Inter, një lojtar që ka bërë shumë mirë, 12 gola të realizuar deri më tani kanë ndihmuar shumë skuadrën e Andreazzolit.

Me këto shifra nuk pritet që Pinamonti të qëndrojë sërish tek Empoli, Inter i vjen sërish në ndihmë duke i ofruar shërbimet e Esposito i dhënë në formë huazimi te Bazel. Këto detaje i japin Inter një bonus të rëndësishëm për të arritur te Asllani, një lojtar që pëlqehet shumë edhe nga ekipe të tjera në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak