MENU
klinika

NBA, play-off

Miami mposht Boston, kryeson në serinë e finaleve

22.05.2022 - 11:12

Miami Heat ka marrë sërish kryesimin ndaj Boston Celtics në finalet play off në Konferencën e Lindjes, pas fitores 109-103 arritur sot në sfidën e tretë mes dy ekipeve.

Boston nuk përfitoi nga fakti se luante në shtëpinë e tij, duke bërë mjaft gabime në fund. Edhe pse zhgënjeu Butler (vetëm 8 pikë), ai që udhëhoqi Miamin drejt fitores ishte Adebayo, autor i 31 pikëve e 10 rebound.

Për Celtics u dalluan Broën me 40 pikë e Horford me 20 pikë e 10 rebound, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN