MENU
klinika

Në fund plas grushti

Nuk ka mrekulli për Korabin, Egnatia qëndron në elitë

31.05.2022 - 18:58

Egnatia do të luajë përsëri në Kategorinë Superiore. Rrogozhinasit fituan në shtëpinë e tyre 2-0 ndaj Korabit në finalen për pjesëmarjen në elitën e futbollit shqiptar. Përfundon këtu aventura e dibranëve.

Egnatia shënoi nga një gol për secilën pjesë loje. Të parin në minutën e 16-të. Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Delarzh, i cili me një gjuajtje të fortë çon sferën në rrjetë.

Dibranët u përpoqën të barazonin në fillimin e pjesës së dytë, por të paqartë në fazën konkluduese. Për të ardhur në minutën e 79-të, teksa ka penallti për Egnatian. Andoni rrëzon në zonë Ademin dhe për Hamitin nuk ka dyshime, 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Xhekson.

Në minutën e fundit, shpërthen grushti në fushën e lojës me skuadrat që përfshihen në një zënkë masive, ndërsa detyrohen të futen stjuartët dhe forca të policisë për t’i ndarë.

Në 94’, drejtori i Korabit, Fehmi Mziu, hyn në fushë duke protestuar te Hamitaj i cili kërkon edhe ndihmën e video-asistentit për të gjetur “fajtorët”. Në fund janë S.Mziu dhe Shyti të cilët ndëshkohen me karton të verdhë dhe loja rifillon, me 5 minuta të tjerë shtesë dhe mbyllet 2-0.