MENU
klinika

Pastrimi i trupit

Para se të vishni një fund, duhet të ndiqni këtë këshillë

05.05.2022 - 11:01

Me ardhjen e ditëve të ngrohta, pantallonat zënë një vend të dytë në dollap duke lënë në plan të parë fundet dhe fustanet. Megjithatë, për t’u ndjerë të sigurt, duhet të keni lëkurë të bukur, me shkëlqim dhe të butë. Si mund të bëhet kjo?

Sigurisht, me një pastrim. Eksfolimi është sekreti për ta bërë lëkurën tuaj të duket dhe të ndihet e bukur. Prandaj, përpara se të vishni fundin apo fustanin tuaj për të “përuruar’ garderobën tuaj pranverore, provoni pastrimin e trupit me këtë recetë të thjeshtë.

Përbërësit që do t’ju nevojiten:

Një filxhan vaj kokosi
Llum kafeje
1 bustinë me çaj jeshil
2 lugë gjelle xhenxhefil të bluar

Përgatitja

Shkrini plotësisht vajin e kokosit në mikrovalë dhe zieni çajin jeshil. Në një tas hidhni vajin e shkrirë të kokosit, një filxhan çaj jeshil, llumin e kafesë dhe 2 lugë gjelle xhenxhefil të bluar. E vendosim masën në kube akulli dhe i vendosim në ngrirje. Më pas merrni një kub akulli dhe fërkojeni në të gjithë trupin.

Në fillim mund t’ju duket e ftohtë por duke parë sa e butë dhe rrezatuese do të bëhet lëkura juaj në fund – kur të hiqen qelizat e vdekura – do të jeni mirënjohës. Mund ta ruani akullin në frigorifer për aq kohë sa dëshironi.