MENU
klinika

Analiza

Pas Ukrainës, kancelarin gjerman e pret një sfidë tjetër!

13.05.2022 - 16:15

Kancelari po shfrytëzon një mundësi.

Olaf Scholz po përfshihet personalisht në një fushatë të madhe zgjedhore shtetërore gjermane, duke ndihmuar në shndërrimin e votimit në një mini-referendum mbi udhëheqjen e tij dhe gjashtë muajt e tij të parë si pasardhës i Angela Merkelit.

Scholz do të marrë pjesë në tubimin përfundimtar të socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD) në Koln të premten përpara votimit të së dielës në North Rhine-Westphalia, shteti më i populluar i Gjermanisë.

Kancelari shfaqet në postera së bashku me kandidatin e partisë për kryeministër të shtetit, Thomas Kutschaty. Dhe SPD është mburrur që Kutschaty do të kishte lidhje të drejtpërdrejta me kancelarinë nëse ai fitonte.

Por ky është kumar i konsiderueshëm.

Kreu i një qeverie trepartiake, Scholz është përballur me muajt e parë të vështirë në detyrë, të komplikuar mbi të gjitha nga lufta në Ukrainë.

Ish-kryebashkiaku i Hamburgut ka ndërmarrë disa ndryshime historike të politikave, duke dërguar armë në Ukrainë dhe duke rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Germany′s Scholz tries to dodge criticism over Ukraine heavy weapons deliveries | News | DW | 19.04.2022

Por ai është përballur gjithashtu me kritika të rënda brenda dhe jashtë vendit, jo më pak në Ukrainë, i akuzuar se është shumë i ndrojtur në përgjigjen ndaj luftës dhe se nuk komunikon qartë.

Nëse SPD arrin të rifitojë North Rhine-Westphalia pas pesë vjetësh në opozitë, do të ishte një nxitje e madhe për Scholz-in dhe partinë. Por nëse socialdemokratët humbasin, Scholz do të lidhet personalisht me humbjen, vetëm një javë pasi SPD pësoi një humbje dërrmuese në një tjetër zgjedhje shtetërore.

Zgjedhjet në North Rhine-Westphalia janë quajtur tradicionalisht “minizgjedhje federale” për shkak të madhësisë së popullsisë së shtetit – gati 18 milionë njerëz, rreth një në pesë banorë të vendit. Shteti gjithashtu zotëron një fuqi të konsiderueshme politike dhe ekonomike. .

Votimi i së dielës është gjithashtu një provë e madhe për kristiandemokratët konservatorë (CDU) dhe udhëheqësin e tyre kombëtar Friedrich Merz, i cili po përpiqet të shkëlqejë më shumë se Scholz, së fundmi duke udhëtuar në Kiev dhe duke takuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy – diçka që Scholz ende nuk e ka bërë që nga nisja e luftës.

Partia ka drejtuar qeverinë e shtetit në North Rhine-Westphalia për pesë vitet e fundit në partneritet me Demokratët e Lirë liberalë (FDP), të cilët tani janë gjithashtu pjesë e koalicionit të Scholz-it në Berlin.

Why is Olaf Scholz tying himself in knots over Ukraine? - Reaction

Zgjedhjet shtetërore gjermane shpesh ndikohen shumë nga personalitetet lokale – një kryeministër popullor shtetëror ose një lider i opozitës mund të bëjë një ndryshim të madh. Por ky nuk është rasti këtë herë në North Rhine-Westphalia, ku të dy kandidatët kryesorë janë figura të profilit të ulët.

Kutscharty ka tërhequr pak vëmendjen si lider i opozitës rajonale, ndërsa kryeministri i shtetit Hendrik Wüst mori detyrën kryesore vetëm në tetor të vitit të kaluar, duke pasuar Armin Laschet, kandidati i dështuar i CDU për kancelar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar.

Por fitorja në këto zgjedhje nuk mund të nënkuptojë përfundimisht fitore as për CDU dhe as për SPD.

Shumë mund të varet nga kush mund të formojë një koalicion për të qeverisur shtetin.

Burimi: Politico.eu

Përktheu dhe përshtati: Konica.al