MENU
klinika

Tenis

Pasi eliminoi Nadal, 19-vjeçari mposht edhe Djokovic

08.05.2022 - 13:04

Tenisti 19-vjeçar spanjoll Carlos Alcaraz është kualifikuar për në finalen e turneut Masters të Madridit pas fitores 2-1 arritur ndaj numrit 1 në botë, serbit Novak Djokovic. Fitore me përmbysje e Alcaraz, që humbi 7-6 setin e parë e më pas fitoi po 7-6 dy setet e tjera, një ndeshje që zgjati 3 orë e 35 minuta.

Një tenist i destinuar për t’u bërë “numri 1” në botë, teksa brenda 24 orëve mposhti dy të tillë. Në çerekfinale ai pat eliminuar patriotin e idhullin e tij Rafael Nadal, ndërsa në gjysmëfinale Novak Djokovic, duke konfirmuar se është një talent.

“Këto dy fitore më mbushin me besim për të ardhmen”, tha Alcaraz. Ai bëhet tenisti i parë që arrin të mposhtë në dy ndeshje radhazi Nadal e Djokovic. Gjithsesi, për të fituar këtë turne i duhet të mposhtë edhe gjermanin Alexander Zverev në finale, që në gjysmëfinalen tjetër fitoi 2-1 (6-4, 3-6, 6-2) grekun Stefanos Tsitsipas.