MENU
klinika

Zbulohet edhe aksioneri i ri

Prezantohet Gega, Gjici: Nis epokë e re për Kukësin

30.05.2022 - 12:38

Në “Kukës Arena” është prezantuar trajneri Skënder Gega,  një rikthim në stolin e skuadrës verilindore. Por risia tjetër ishte prezantimi i aksionerit të ri Marsel Braka, i cili ka blerë aksionet që kishin mbetur në pronësi të Bashkisë.

Presidenti i Nderit, Safet Gjici, u shpreh se tani fillon një epokë e re: “Ne duam titullin kampion, i kemi të gjitha kushtet dhe financat. Me aksionierin e ri, do të luftojmë të bëjmë një ekip të denjë për të ecur para në Conference League. Urojmë që të fitojë Laçi në Kupën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, i uroj suksese Gegës në misionin e vështirë. Do të ketë ndryshime në strukturën e klubit, sidomos në menaxhim. Besoj te Gega, në ndryshimin dhe menaxhimit të klubit. Duhet të mobilizohemi me të gjitha forcat për të nisur që tani me mekarton.

Është e pafalshme dhe e pa tolerueshme që, me të gjithë investimet e medha në klub dhe në stadiumin, nuk kemi rezultate, pasi klubi nuk ka funksionuar.

Trajneri që iku nga Kukësi do të largohet bashkë me stafin. Sezoni i ri do të jetë vit i kuksianëve për të sjellë një titull të dytë në Kukës. I uroj suksese Gegës dhe aksionerit të ri Marsel Braka.”

Ndërsa Skënder Gega falënderoi Gjicin: “Falënderoj presidentin që më besoi për të drejtuar Kukësin për herë të dytë. Është përgjegjësi e madhe, por me punë dhe korrektësi profesionale do t’ia arrijmë. Do të shikojmë tani formimin e ekipit me klubin, shpresojmë që nesër të jemi në Evropë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN